E shtunë, 26 Prill, 2025

Berisha kritika Ramës: Bëri skandal në Asamblenë e Këshillit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Vau i Dejës ku zhvilloi një takim me qytetarët në kuadër të aksionit politik “Shqipëria në rrezik”, krikitkoi Kryeministrin Edi Rama për fjalën e mbajtur sot në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Në fjalën e tij Berisha tha se Rama sot ka bërë një skandal me deklaratat e bëra në KiE dhe shtoi se kreu i qeverisë është një anti-shqiptar.

Sipas Berishës shkak qe Hashim Thaçi po mbahet në burg është Edi Rama me qëndrimet që mban.

Edi Rama në rrafshin kombëtar është një anti shqiptar i cili në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shndërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit, por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan.

Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europës dhe në Këshill mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës.

Por ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën. Por gjykata nuk bllokohet. Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet”, u shpreh ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit