Këtë të mërkurë është parashikuar që të zhvillohet seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë për çështjen e njohur si ‘Babalja’.
Për këtë çështje është i akuzuar deputeti i PD, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, që denoncuan vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Gjykata e Apelit në një njoftim për mediat sqaron se gazetari Olldashi ka kërkuar që seanca të shtyhet, pasi ai ndodhet në një udhëtim familjar jashtë vendit. Gjykata sqaron se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trypi gjykues gjatë seancës..
Njoftimi i plotë:
Përshëndeje!
Sic jeni në dijeni, sot është planifikuar seanca gjyqesore e cështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji etj.
Ju informojme se, mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesë për shtyrje seance, për arsye se:
Nga data 08.11.2022 deri në datë 12.11.2022, ndodhet jashtë vendit, për një udhëtim familjar shumë të rëndësishëm të planifikuar shumë kohë më parë.
Kjo kërkesë, do të vleresohet nga trupi gjykues, gjatë gjykimit.
Ju faleminderit!
/btvnews.al