Një ngjarje e pazakontë është denoncuar sot në komisariatin e policisë së Korcës.
Nusja ka denoncuar vjerrin e saj për ngacmim seksual.
Bëhet fjalë për një 72-vjeçar i cili sipas pretendimeve të nuses së djalit e ka ngacmuar seksualisht këtë të fundit.
Ngjarja mbetet për t’u sqaruar nga hetimet, ndërkohe ndaj 72-vjeçrit ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë
“Janë referuar në Prokurori materialet dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al
