Për më shumë se tre orë qytetarët protestuan në sheshin para kryeministrisë. Protesta e organizuar nga opozita drejtoi mesazhe kundër qeverisë.
Pas fjalëve të mbajtur nga zyrtarë të partive opozitare dhe aktiviste, qytetarët u përplasën me forcat e rendit dhe pushtuan shkallët e kryeministrisë.
Protestuesit pasi hodhën bojë të kuqe mbi muret e godinës së qeverisë dhe ndezën qirinj kanë nisur të shpërndahen duke njoftuar kështu dhe mbylljen e këtij tubimi./btvnews.al