E hënë, 28 Prill, 2025

Reagon për herë të parë Redon Makashi pas lajmeve se u fejua: Ja si qëndron e vërteta

Ka disa ditë që në media qarkullon lajmi se Redon Makashi është fejuar me Rexhina Çukon, dyshimet lindën pas publikimit të një fotoje ku dyshja shihej në krahët e njëri-tjetrit dhe në sy ra unaza e balerinës.

Në lidhje me këto lajme që qarkulluan në mediat rozë ka reaguar mbremë vetë këngetari në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, u përgjigj ai.

Teksa i përgjigjej pyetjeve, kantautori theksoi se nuk ka fëmijë, por është i mendimit se ka ardhur koha të bëhet baba.

“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit