Ecuadori e ka nisur në mënyrën më të mirë Botërorin, pasi ka fituar 0-2 ndaj vendit pritës të Katarit.
Kanë mjaftuar 3 minuta që takimi të zhbllokohet, me miqtë ekuadorian që realizuan me Valencian, por goli u anulua pasi arbitrat u konsultuan me sistemin VAR.
Ekipi i Alfaro fitoi penallti në minutën e 15-të, 11-metërshi u shndërrua në gol nga Valencia. Po ky lojtar, realizoi të dytin pak minuta më vonë.
Ecuadori administroi në mënyrë perfekte rezultatin, pasi në pjesën e dytë ishte dominues por nuk arriti të shënonte më.
Kështu Ekuadori merr 3 pikët e para, në një grup ku gjenden edhe Holanda dhe Senegali./btvnews.al