E hënë, 28 Prill, 2025

Nisja e punimeve për Teatrin Kombëtar, Berisha: Dhunim flagrant i vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD ka folur për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, Berisha tha se nisja e punimeve për Teatrin e ri është një shkelje flagrante e Kushtetutës. Sipas tij Teatri Kombëtar është një sfidë për opozitën.

Nga ky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë.

Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë.

Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë. Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë“, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al            

Artikuj te ngjashem

Me te fundit