E diel, 27 Prill, 2025

Mozzik reagon për situatën Kosovë-Serbi: “Mos mobilizimi edhe i shtetit tonë na lejon, na jep hapësirë të mendojmë edhe më të keqën”…

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperi ka bërë një status në rrjetin social Facebook, ku mes të tjerash ka komentuar situatën aktuale të tensionuar në kufirin Merdare, i cili u mbyll pas disa pengesave që serbët krijuan në atë pjesë.

Ai ka falënderuar ndihmën dhe gatishmërinë e aleatëve ndërkombëtar, ndërsa ka kritikuar shtetin për mos-mobilizim të mjaftueshëm.

“Mos-mobilizimi edhe i shtetit tonë na lejon, na jep hapësirë të mendojmë edhe më të keqën, krejt në rregull Amerika/ KFORI/ Eulexi etj..Zoti i bekoftë! Veç edhe Shteti Kosovë kish me qenë hala ma mirë të mobilizohet qysh i ka hije! Serbia Serbi është, qysh ka qenë gjithmonë, e pabesë e dinake! Zoti ju ruajt të gjithëve”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

“Faleminderit Policisë së Kosovës, kur e ceka për Shtetin e kam fjalën për Popullin!”, shtoi reperi.

Mozzik ka qenë mjaft aktiv këtë vit me prurje muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit