E diel, 27 Prill, 2025

Tërmet i fuqishëm 4.9 Rihter është regjistruar në Evia të Greqisë…

Një tërmet i fuqishëm 4.9 Rihter është regjistruar në Evia të Greqisë dhe është ndjerë në Atikë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia fokale është matur në 10 km ndërsa epiqendra është 7 km në lindje të Psachni Evia.

Sipas mediave greke, deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Banorët kanë dalë në rrugë të trembur, ndërsa janë thyer xhamat e banesave dhe janë plasaritur disa prej tyre.

 

 

  • foto galeri

Artikuj te ngjashem

Me te fundit