Këngëtari i njohur Blero Muharremi, prej kohësh përflitet se është në një lidhje të re, por ai ka mbajtur gjithçka të fshehtë.
Por edhe pse është munduar që jetën private ta mbajë larg mediave, së fundmi ai ka publikuar një foto duke u puthur me partneren e re, duke konfirmuar kështu ato që janë thënë për të.
Blero ka postuar në mediat sociale një foto me partneren e re e cila i ka rrëmbyer zemrën. Ata shihen në momente intime, teksa këngëtari ia ka mbuluar fytyrën me një emoji duke mos zbuluar identitetin e saj.
Megjithatë, mediat në Kosovë raportojnë se partnerja e re e Bleros është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e shoëbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj.
Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër./btvnews.al