E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Humbi jetën bashkë me gruan dhe vëllanë, del fotoja e një prej viktimave

Personi që shihni në foto është një nga 3 viktimat që humbi jetën në aksidentin tragjik mbrëmë në Rrugën e Arbrit.

Kujtim Istrefi, i cili humbi jetën bashkë me gruan, Lulzimen dhe vëllanë e tij, Murat Istrefin.

Mësohet se Kujtim Istrefi ishte kamionist.

Nga aksidenti po ashtu mbetën të plagosur 4 persona të tjerë, konkretisht Mërgim Lazri, 25 vjeç, Edison Lazri, 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi, 56 vjeç.

Aksidenti në fjalë ndodhi pas përplasjes së mjetit ku udhëtonte familja Istrefi me automjetin tip Benz, ku udhëtonin vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit