Ditën e sotme është arrestuar pas 30 vitesh në arrati një nga më të kërkuarit në Itali, që njihej si drejtues i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denar.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar dhe pamjet e arrestimit të tij, ku shihet teksa del me pranga nga një klinikë private. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz u koordinua nga prokurori i Palermos, Maurizio de Lucia dhe zëvendësprokurori Paolo Guido.
Matteo Messina Denaro u arrestua brenda klinikës private La Maddalena në Palermo, ku ishte operuar një vit më parë dhe prej asaj kohe merrte trajtim mjekësor çdo ditë. Ai është paraqitur tek mjekët me dokumentet e rreme me emrin Andrea Bonafede.
Hetuesit prej disa kohësh kishin rënë në gjurmët e tij dhe sot kanë mbërritur në klinikën Maddalena, ku prej një viti, Messina Denaro i nënshtrohej kimioterapisë./btvnews.al