Disa gjëra vijnë me moshë. Këtë shprehje e vërtetojnë më së miri Rigels Rajku dhe Arkimed Lusha. Dy reperët shqiptar, disa vite më parë ishin “armiq” me njëri-tjetrin, ndërsa sot gëzojnë një shoqëri të mirë.
Stresi këtë vit zgjodhi të bëhej pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, ku është një ndër konkurrentët më të komentuar.
Gjejni kush e ka mbështetur publikisht së fundmi reperin në këtë aventurë të tij? Po, pra pikërisht Noizy. Ky i fundit ka ndarë në Instastory-n e tij foton e shokut të tij së bashku me numrat e kontaktit, për ta votuar pasi Stresi është në nominim deri të premten, si dënim i dhënë nga “Big Brother” pasi shkelmoi derën e dhomës së rrëfimit.