Pas gjithë kësaj kohe, Dea vendosi të tërhiqej dhe fituese të shpallej Nita. Vajzat arritën në këtë pakt, për shkak se Nita paratë e fituara (2500 euro) nga sfida do t’i çojë në ndihmë të Shoqatës së Fëmijëve me Autizëm në Prishtinë. Një gjest ky vërtetë për t’u vlerësuar.
Sfida e rezistencës i sprovoi pafund banorët. Kjo lojë konsistonte në mbajtjen shtypur të një butoni sa më gjatë të jetë e mundur. Në momentin që ndonjëri nga banorët e lëshonte butonin skualifikohej nga loja.
Në një situatë të tillë Armaldo dhe Luizi, duke qenë se nuk lëviznin i kanë punuar një rreng banorëve duke u mbuluar me një batanije dhe duke bërë sikur po urinonin. Ky veprim ka shkaktuar debat jo vetë midis Luizit dhe Kiarës, por edhe Amosi është përfirë duke e konsideruar sjellje kafshërore.
Ndonëse banorëve të tjerë nuk iu ka dhenë shpjegim, moderatores Luizi i ka treguar se e gjitha ishte një provokim dhe me të vërtetë nuk kishte urinuar.