E mërkurë, 30 Prill, 2025

Ushtronte dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet 41-vjeçari

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar nga Elbasani.

Policia bën medije se shtetasi F. Ç., 41 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit