Luizi dhe Kiara edhe pse janë në ‘muaj mjalti’, kanë pasur përplasjet e para brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Sot në mëngjes ata janë zënë me njëri-tjetrin, pasi siç tha moderatorja nuk u trajtua me dashuri nga këngëtari.
Ajo i shpjegoi situatën Armaldos, duke i thënë se të gjithë banorët mund të kenë momentet e tyre të vështira brenda shtëpisë, por midis tyre nuk duhet të mungojë komunikimi asnjëherë.
Por kjo situatë mes tyre nuk zgjati për shumë gjatë. Luizi i tha Kiarës që ishte thjeshtë një moment që ai lëshoi veten, asgjë më shumë.
Kiara u shpreh se komunikimi është shumë i rëndësishëm për të dhe se ai duhet t’ia thotë kur është i mërzitur. Pas sqarimit, mes njëri tjetrit vijuan puthje dhe përqafime./btvnews.al