Një ditë para ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit “Vëllai i Madh” i ka ngarkuar “të burgosurit” e burgut të “Big Brother VIP Albania” të shkruajnë nga një letër dashurie personit të tyre të zemrës.
Ndonëse Luizi gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka lënë gjë pa thënë e bërë për Kiarën ai sërish i hodhi dy fjalë në letër.
“Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkruan Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores.
Mesa duket kur nuk i kërkohet, por i vjen natyrshëm Luizi thotë shumëçka, ndërsa në një situatë të tillë me “urdhër nga lartë” ai ka zgjedhur të shprehet shkurt dhe qartë.
![]()
Kujtojmë që “Big Brother”, para dy ditësh, futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.
Për këtë arsye “Vëllai i Madh” i penalizoi banorët duke i “burgosur” në “Burg Brother Vip”. Dënimi filloi që nga mbrëmja e të shtunës deri në Prime-n e ardhshëm, pra këtë të martë.
Të shtunën kujtojmë që dy banorë të rinj ju bashkuan shtëpisë, Beati dhe Ermiona.
