Kuvendi i Shqipërisë me anë të një njoftimi për media ka sqaruar arsyen e fikjes së dritave në seancën e sotme.
Në njoftim thuhet se energjia elektrike është ndërprerë për shkak të djegies së UPS, dhe aktualisht po punohet për zëvendësimin e saj.
“Seanca u nderpre sepse u dogj pajisja UPS, e cila sherben per balancinin e energjise ne sallen e seancava plenare. Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht per sallen e seancave, per shkak te sistemin elektonik. Po punohet per zevendesimin e pajisjes.”, thuhet në njoftim. /btvnews.al