Policia e Shtetit njofton se po vijon operacioni policor i koduar “Fijet”. Në kuadër të fazës së trembëdhjetë të këtij operacioni, duke u mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në zona publike pdhe në ambiente të tjera.
Policia sqaron se gjatë kësaj faze, u çmontuan dhe u sekuestruan 20 kamera të tjera, të instaluara në kundërshtim me ligjin, në qarqet Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.
8 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë dhe për të dokumentuar ligjërisht qëllimin përse ata i kishin instaluar këto kamera.
Në rang kombëtar, shkon në 548 numri i kamerave të çmontuara dhe në 116 numri i shtetasve në hetim. Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet./btvnews.al