Duket se ekulibrat e vendosur në “Big Brother Vip” para hyrjes së banorëve të rinj janë prishur.
Aktorja Olta Gixhari duket se ka marrë “hov” nga hyrja e Qetsorit në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Qetsorit nga ana tjetër i intereson bashkëpunimi me aktoren pasi kanë të njëjtën shenjestër “Luizin”.
Së fundmi teksa kanë qenë në kuzhinë ata janë përpjekur të ngacmojnë këngëtarin, i cili po kalonte pranë tyre.
“Je bërë qingj o Luiz. Po ku paske qenë, se të ka ikur ngjyra e fytyrës,”- është shprehur Olta.
Luizi nga ana tjetër nuk ka reaguar, por vetëm i është drejtuar Qetsorit duke i thënë se pasi t’i mbarojë imuniteti do të merret me të. Në kushtet që janë për momentin, sipas Luizit nuk ia vlen.
Kujtojmë që këtë javë në nominim janë Antoneta, Shpati, Elvisi dhe Luizi. Duke qenë një nga të nominuarit, artisit nga Shkodra ka marrë provokime të shumta, ndonëse gjithmonë i ka kthyer me ironi. /btvnews.al