Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë Ivaylo Kirov me një grup ekspertësh të kësaj ambasade, zhvilloi një vizitë në qytetin e Bulqizës. Në këtë vizitë ai u prit nga kryetari i bashkisë Lefter Alla.
Pas ekzekutimit të dy himneve kombëtare ata zhvilluan një bashkëbisedim mes tyre. Kryetari Alla duke i uruar mirëseardhjen, vlerësoi marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Bullgarisë duke vënë theksin në shkëmbimet që kanë ekzistuar prej shumë vitesh midis bashkive dhe komunave pranë zonave kufitare të dy vendeve
Ambasadori Kirov e vlerësoi takimin si shumë të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit dy palësh të mëtejshëm.
Nga ana e tij, Ambasadori Kirov shprehu gatishmërinë e plotë për të dhënë prioritet për hartimin e Projekteve për zyrën e BE duke trajnuar stafin për përfitimin e sa më shumë projekteve për këtë bashki.
Ai shprehu nevojën e një angazhimi më të madh të vendit të tij në përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës së banorëve në zonën e bashkisë Bulqizë, gjë kjo që duhet të burojë nga mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe marrëveshjet bilaterale./btvnews.al