E premte, 2 Maj, 2025

Zarfi i Zi në “BBV”! Tmerrohen banorët, Olta e parandjen: Është për mua

Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ janë tronditur me ardhjen e një zarfi të zi. Lajmi për këtë penalitet nuk u prit aspak mirë mirëpo kishte edhe nga ato banorë, që aluduan.

Një prej tyre ishte Olta. Aktorja e njohur, e cila është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, mendon se zarfi ka lidhje me të dhe Qetsorin. Sipas banores, do ketë penalitet për faktin se banorët kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet.

Mirëpo, në rrjet po qarkullon një tjetër moment, ku Olta dhe Qetsori shihen duke komunikuar me kode, teksa shikojnë fotot e banorëve. Nuk dihet ende se cili nga banorët do marrë penalitet, mirëpo duke parë ato ç’ka kanë ndodhur në shtëpi, me siguri Zarfi do ketë protagonistë Oltën dhe Qetsorin.

Diskutimi:

(Dikush thotë: zarf i zi)

Kiara: Qyqa!

Luizi: Është i mbyllur, hapet në Prime.

Olta: Ndoshta është për mua dhe Qetsorin

Luizi: Pse? Për nominime?

Qetsori: Edhe ndoshta.

Luizi: Për nominime të kaluara? Se kjo nuk është problem.

Olta: Jam e bindur që është për nominime, se për to kemi bërë namin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit