Profesionet artizanale po shkojnë drejt zhdukjes pasi shumë pak nga të rinjtë i trashëgojnë ato. Por nuk ka ndodhur kështu në familjen Markeçi nga fshati Erebarë i Maqellarës në Dibër.
E zonja e shtëpisë Sitkie Markeçi, ruan zanatin e marrë nga nëna e saj, atë të endjes së qilimave apo sexhadeve. Sitkia thotë se këtë punë e bën me pasion të madh, por edhe për të përfituar ekonomikisht pasi i shet ato tek turistët e huaj.
Ndonëse ajo e trashëgoi nga nëna e saj, vetë Sitkia nuk ka mundur tja lërë vajzës. I vetmi që i pëlqen ky zanat është djali i cili e përdor atë për të bërë dekore të ndryshme si në veshje të shisheve prej qelqi apo figura të tjera.
Thuajse të gjitha punimet Sitkie Markeçi i shet tek turistët e huaj që vizitojnë fshatin e kryesisht qëndrojnë mekampera në oborrin e banesës së saj. Por nën Sitkia merr pjesë edhe në panaire që zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit tonë./btvnews.al
