Nga Italia ku mbahet panairi i verërave në Bardolino, liderët e tre shteteve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Kovaçevski dhe Presidenti serb Vuçiç, mbajtën një konferencë të përbashkët ku folën për ecurinë e nismës ekonomike e tregtare në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet në fund të muajit Maj.
Në këté takim pritet që tema kryesore e diskutimit të jetë largimi i forcës punëtore nga Shqipëria dhe rajoni dhe kërkesën për krah pune nga vendet e BE-së.
“Jemi të shqetësuar për këtë vrull të ri në Europë në kërkim të forcës së punës. Është qëndrimi i tyre legjitim por ne nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Europës. Dhe për këtë do diskutojmë në takimin tonë të muajit Maj”, njoftoi Kryeministri Rama./btvnews.al