I dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të nisë të martën një vizitën dyditore në Tiranë.
Sipas axhendës, Escobar pritet që të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama të martën.
Në ditën e dytë të vizitë do të takohet dhe me zyrtarë nga opozita, si Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi nga PD dhe Ilir Metën nga PL.
Me kryeministrin Rama ai do të takohet në orën 16:00, më pas në orën 17:00 do të takojë në Presidencë kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Ndërkohë të mërkurën pritet të takojë Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin në selinë e re të Partisë Demokratike, po ashtu edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë të fundit në orën 11:30./btvnews.al