E enjte, 1 Maj, 2025

“Do ketë reshje të herëpashershme”, mësoni si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Edhe pse dita nisi me kthjellime me kalimin e orëve pritet shtimi i vranësirave deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Hera-herës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit