Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kryetar i komanduar i këtij koalicioni është kryedemokrati Sali Berisha.
“Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë” si dhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit në fletën e votimit, sipas parashikimive të nenit 98 të Kodit Zgjedhor se, se drejtues i komanduar është deputeti Sali Berisha. Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Endrit Braimllari”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ-së.
Kjo kërkesë u bë pasi Partia Demokratike e Alibeajt ankimoi në KAS vendimin e Celibashit, i cili vendosi që Bashkë Fitojmë të mos kishte emër kryetar në fletë votimi.
Shkresa po diskutohet në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve./btvnews.al