E enjte, 15 Maj, 2025

Fushata për 14 Majin, Alibeaj videomasazh demokratëve: Berisha e Meta duan monopolin e opozitës, i kanë dyert të mbyllura në Perëndim

Kryetari i komanduari Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i është drejtuar sot qytetarëve me një video mesazh në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit. Në mesazhin drejtuar qytetëve, Alibeaj shprehet se PD po bën një fushatë serioze dhe se ata janë kundër të gjithëve, si kundër Edi Ramës, por edhe Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Sipas tij alternativa e vetme dinjitoze për shqiptarët, është PD e drejtuar prej tij dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e PD më 14 maj.

Në fushatën elektorale kë historike në jetën 33-vjeçare të PD kam përgjegjësinë e nderit t’i prij asaj drejt ringritjes si alternativa e vete perëndimore, euroatlantike dhe atdhetare e qendrës së djathtë në Shqipëri.

Po, atdhetarizmi e euroatlantizmi janë një binom. Kemi bërë këtë zgjedhje që është e vetmja e duhur dhe e drejtë. Në PD nuk mund të fitojë alternativa jo perëndimore. Ka 3 fushata në vend sot, njëra e Ramës dhe PD për të çimentuar korrupsionin në sistem, tjetra e Beishës në aleancë me metën për të zhdukur PD perëndimore e për të marrë ata monopolin e një opozite që nuk i hapet asnjë derë në perëndim.

Fushata e tretë është ajo e PD, dinjitoze, plot thelb e vizion, jemi propozimi i alternativa e vetme e së djathtës moderne që sheh nga e ardhmja. U bëj thirrje njerëzve të lirë në këtë vend. Jepuni votën tuaj PD dhe kandidatëve të saj më 14 maj. Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje!”, shprehet Alibeaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit