E enjte, 15 Maj, 2025

VIDEO – Ulet ndjeshëm numri i bagëtisë së imët, njihuni me fermerin e vetëm që mbarështon dhitë

Numri i bagëtisë së imtë në Mat ka ardhur në rënie që prej viteve 90-të. Ndonëse dikur çdo familje kishte gjedhë apo bagëti të imtë, këta të fundit janë reduktuar ndjeshëm.

Në luginën e Matit shumë pak të sheh syri bagëti të imtë, por është thuajse e pamundur që në Suç të mos vësh re Bib Gjini.

Ai është thuajse i vetmi në këtë zonë që mbarështon dhi, e këtë thotë ai e ka falë një donacioni.

Për shkak të zvogëlimit të numrit të bagëtisë së imtë jo vetëm në Mat por edhe më gjerë, sipas Bib Gjinit ka sjellë rritjen e çmimit të moshit apo produkteve të tjera që vijnë nga qumshti. Ai shprehet se nëse do të kishte mundësi, do t’i shtonte akoma më shumë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit