Në një gjykatë të Francës është zhvilluar një ankand mjaft i pazakontë.
Sipas mediave të huaja, dhoma, e rezervuar zakonisht për procedura serioze ligjore, ishte e mbushur me oferta të shumta dhe pjesëmarrës online, me mbi 11,000 njerëz, të gjithë në garë për blerë një nga asetet e sekuestruara të trafikantëve të drogës.
Mësohet se sendet me vlerë që janë shitur në ankand fillonin që nga atletet dhe çantat e firmave të famshme Gucci, Yves Saint-Laurent dhe Vuitton e deri te pizhamet e mëndafshta Dior dhe orët Rolex, artikujt e ekspozuar nuk ishin asgjë më shumë se sa të bukura.
Ndërsa në një sallë gjyqi ngjitur, rreshtat e këpucëve Louboutin shkëlqenin dhe vitrinat ishin të mbushura me bizhuteri të shkëlqyera dhe monedha ari. Por, spektakli i vërtetë ishte një Lamborghini i bardhë i parkuar pikërisht përballë gjykatës, me një çmim fillestar prej 160 mijë eurosh./btvnews.al