E martë, 19 Gusht, 2025

“Të dua”- Modelja e famshme shqiptare konfirmon romancën me menaxherin e Malumës! Poston foton duke…

Modelja e njohur shqiptare, Anisa Mukaj ka konfirmuar së fundmi lidhjen e saj të dashurisë me menaxherin e këngëtarit latin Maluma.

Megjithëse çifti po e shijon prej kohësh romancën e tyre, modelja ka preferuar ta mbajë sa më private lidhjen e saj dhe pse nuk mund të themi të njëjtën gjë për partnerin e saj Miguel Lua, i cili shpesh herë publikon foto krahë Anisës duke i shprehur dhe dashurinë që ka për të.

Vetë bukuroshja ndau në InstaStory një foto me partnerin, duke i uruar atij ditëlindjen.

“Të dua”, shkroi bukuroshja krahas urimit.

Miguel është prej kohësh në industrinë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte listuar në Billboard në mesin e top producentëve premtues.

Në postimet e tij, Miguel dhe Anisa shihen shpesh nën shoqërinë e Malumës dhe partneres së tij, ku festojnë dhe darkojnë së bashku.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit