Kreytari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vijuar fushatën në Malësinë e Madhe dhe prej andej ka sulmuar kundërshtarët. Rama teksa prezantoi kandidatin e mazhorancës, kryebashkiakun aktual Tonin Marinaj, bëri edhe një bilanc të punëve të bëra në këtë qark.
Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë si “tifozë” por të zgjedhin ata që u bëjnë punën, Rama theksoi edhe një herë se nuk është e vërtetë që ai nuk e do veriun e vendit.
“Për ne nuk ka demokratë dhe socialistë kur është puna për të bërë detyrën. Kazanin me plehra sot e gjen vetëm në Shkodër sepse Shkodra nuk na e ka dhënë asnjëherë shansin, për tifozllik, për fiksim.”
Sipas Ramës, qeveria e tij ka bërë më shume për Shkodrën nga sa bëri e djathta për aq vite sa ishte në pushtet./btvnews.al