E diel, 27 Prill, 2025

Socialisti dorëzon teserën e PS-së në takimin e Berishës: Ja ku i ke dy, jepja Edi Ramës…

Një anëtar i Partisë Socialiste ka vendosur që të dorëzojë teserën e partisë së tij. Kjo ka ndodhur  gjatë një takimi që ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi në Fushë-Arrëz.

Gjatë fjalës së tij, ai shprehur pakënaqësitë e tij me qeverinë socialiste dhe tha se ka ardhur kohë për ndryshim.

Ai dorëzoi dy tesera që kishte dhe tha se njëra është për Taulant Ballën dhe tjetra për Belinda Ballukun, duke shprehur kështu indinjatën e tij me PS.

Unë 30 vite anëtar i Partisë së Enver Hoxhës. Ka ardhur koha për ndryshim. Ja ku i ke 2 tesera, jepja Edi Ramës, një për Taulantin dhe një për Belindën”, u shpreh qytetari teksa u ngjit në podiumin ku po fliste Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit