Një tjetër incident ka ndodhur në një stacion policie në veri të Kosovës. Mediat vednase bëjnë me dije se një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Petar Kral”.
“Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, tha Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ky nuk është incidenti i parë që ndodh në një stacion policie në veri të Kosovës, pasi në javët e fundit ka pasur disa shpërthime dhe situata mbetet e tensionuar./btvnews.al