Ditën e sotme është shpallur në kerkim shtetasi Veli Nika pasi i ka marrë automjetin një shtetasi dhe e ka çuar në pikën e grumbullimit në pronësi të shtetasit M. O.
Policia bën medije se po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e shtetasit V. N.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. O., 42 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se 37-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin një shtetasi dhe e ka çuar në pikën e grumbullimit në pronësi të shtetasit M. O.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e shtetasit V. N.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme. /btvnews.al