Maroku ka kërkuar informacion nga autoritetet shqiptare lidhur me Ruben Saraivën, vrasësin e dyshuar të biznesmenit Ardian Nikulaj.
Saraiva u arrestua një ditë më parë, pasi kërkohej nga Interpol. Tashmë autoritetet e Marokut kanë dërguar një mesazh të hënën drejtuar Interpol Tiranës.
“Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim”, thuhet në mesazhin e Interpol.
Po ashtu në Britani janë arrestuar dhe personat e tjerë që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Nikulajt./btvnews.al