Skuadra angelze e Chelsea po përjeton sezonin më të keq dhe vitin e ardhshëm me shumë mundësi nuk do jetë në asnjë kupë në Evropë.
Për të shpëtuar nga kjo situatë “Blutë e Londrës” kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton dhe sezonin e ardhsëm dhe janë hedhur në sulm për të pasur në radhët e tyre sulmuesin më të kërkuar Viktor Osimen.
Ata kërkojnë që ta blejnë, por jo për më shumë se 150 milionë Euro janë shumë, duke pasur parasysh edhe shifrat e çmendura që u investuan këtë vit, mbi 600 milionë euro.

Për të ulur kostot e këtij operacioni, drejtuesit e Chelsea po kërkojnë të fusin në tratativa kartonin e Christian Pulisic, por ende nuk ka asgjë zyrtare./btvnews.al