E mërkurë, 18 Qershor, 2025

VIDEO – Deklarata e habitshme kandidatit të PS, perla e fushatës: Kemi të rinj dhe të reja në pension, meritojnë kënde ku të luajnë

Gjatë fushatës elektorale deklaratat e habitshme të kandidatëve kanë qenë të pafundme, por kandidati i PS në Patos i ka habitur të gjithë.

Gjatë një takimi elektoral, Fation Duro, u shpreh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension”.

“Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension. Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë.

Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit