E martë, 29 Prill, 2025

Opinionet e Dibraneve per zgjedhjet vendore ne Bashkine e tyre

Në Dibër fitorja e kandidatit të Partisë Socialiste ishte me afro 10 mijë vota diference nga rival ii koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.

Qytetarët dibranë janë të mendimeve të ndryshme se si është arritur kjo fitore.

Disa mendojnë se fitorja ka ardhur nga puna e kryebashkiakut Rahim Spahiu, të tjerë nga përçarja e opozitës, por ka edhe nga ata që mendojnë se ka patur manipulime.

Në Bashkinë Dibër garonin në zgjedhjet e 14 Majit 3 kandidat, Rahim Spahiu i Partisë Socialiste, Ismail Uka nën logon e koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe Naim Gazidede nga Partia Demokratike.

Rahim Spahiu u zgjodh për një mandat të plotë në krye të Bashkisë Dibër me 10 mijë vota më shumë se Uka e 15 mije vota më shumë se Gazidede. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit