E enjte, 19 Qershor, 2025

Për 455 mijë shtetas me karta identiteti të pavlefshme ditën e zgjedhjeve, afati i ID-ve do jetë i vlefshëm deri më 31 Maj

Deri më 31 maj 2023 është përcaktuar të zgjatet afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik (kartë identiteti) për 454,957 shtetas.

Konkretisht bëhet fjalë për ata shtetas të cilët pavarësisht se dispononin letërnjoftim elektronik që iu kishte kaluar afati i vlefshmërisë, nuk u kufizuan nga e drejta për të votuar në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Akti normativ “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar” i miratuar nga qeveria propozon që afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve, votues në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të shpallura me dekretin nr.13864, datë 24.10.2022, të Presidentit të Republikës, që përfundon deri në datën 14 maj 2023, të zgjatet deri në datën 31 maj 2023.

Akti normativ u miratua ditën e premte në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe ditën e enjte është njoftuar shqyrtimi në seancë plenare./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit