Shtetasi me iniciale D. Gj., 53-vjeç është proceduar nga Policia në Lushnje, pasi ka goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake.
Ai do të hetohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë).
Pas veprimit monstruoz, 53-vjeçari e hodhi videon e dhunimit në internet, por më pas u pendua dhe e fshiu.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë)”, thuhet në njoftimin e policisë. /btvnews.al