Pa kaluar ende një muaj nga asfaltimi me bujë të madhe i segmentit së rrugës së Arbërit, nga fshati Fshati deri në Qafën e Buallit, ka nisur shfaqja e gropave.
Nxitimi për të hapur këtë pjesë rruge para zgjedhjeve të 14 Majit, ka bërë që të mos i kushtohet rëndësi cilësisë së asfaltit.
Siç duket nga pamjet në fshatin Plani i Bardhë, janë shfaqur gropa, por më e keqja është se janë vendosur gurë për të paralajmëruar shoferët që kalojnë në të.
Ndërkohë, këta të fundit shprehen se jo vetëm gropat janë problem, por edhe standardi i shtresës së asfaltit, e cila krijon dridhje në automjet për shkak të nivelimit jo të duhur./btvnews.al