E hënë, 28 Prill, 2025

Mesazhi i Kim pas takimit me anëtarët e KLGJ: Reforma në drejtësi të vazhdojë, zyrtarët të…

Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe për t’i nxitur ata që të ngulmojnë.

Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se SHBA mbështet institucionet e reja të drejtësisë dhe kërkon nga anëtarët e KLGJ që të punojnë në pavarësi dhe me integritet.

“Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, u ka thënë ambasadorja anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit