E enjte, 19 Qershor, 2025

VIDEO – Bujqësia në vështirësi pasi janë rritur çmimet e farave dhe të punimit të tokës, zetoristi: Punojmë me lekë borxh

Jo vetëm fermerët, por edhe ata që pnojnë kundrejt pagesës me mjete agregate, janë në vështirësi ekonomike.

Ndër ta është edhe Hysen Muriqi nga Klosi, i cili prej vitesh punon me mjetin e tij shumë toka bujqësore, por siç tregon puna çdo vit vështirësohet, jo vetëm për fermerët por edhe për vetë atë.

Hyseni tregon se çmimi i lartë i naftës, ka rritur jo vetëm kostot për bujqit, por edhe të tij. Por edhe rritja e çmimit të farave dhe plehrave kimike ka vështirësuar punën e tij.

Ashtu si Hyseni ka dhe shumë fermerë tjerë që punojnë dhe nuk marrin lekët./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit