E mërkurë, 18 Qershor, 2025

VIDEO – Merren masat për sezonin turistik, prefekti i Dibrës: Task-forca është në terren, në shërbim të qytetarëve

Një task-forcë është ngritur për të siguruar një sezon të mbarë turistik. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se kjo taskforcë operon që prej Marsit edhe në nivel vendor.

Qëllimi i saj sipas Shehut është sigurimi i një sezoni turistik të mbarë për të gjithë vizitorët e Qarkut Dibër, qofshin të huaj apo shtetas shqiptar.

Prefekti Shehu shtoi se puna ka asistuar në pastrimin e territorit, kontrollin e njësive akomoduese, sigurinë rrugore etj.

Qarku Dibër ofron përgjithësisht turizëm malor, por nuk mungon as ai kulturor e historik. Numri i njësive akomoduese është ende i ulët për të pritur vizitor që qëndrojnë më shumë se një natë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit