E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Manchester City mbush arkat me tripletën, anglezët kanë grumbulluar 331 milionë Euro nga fitimi i tre kupave

Manchester City zhvilloi një kampionat për t’u mbajtur mend, pasi arriti që të fitonte në të gjitha garat që mori pjesë. Me fitoren në finalen e Champions League, City kompletoi sezonin fantastik nën drejtimin e Pep Guardiola.

City nuk mund të konsiderohet më klubi i sheikëve me shpenzime marramendëse, por një skuadër fituese në fushën e lojës.

Pasi këtë vit arriti që të fitonte Premier League, FA Cup dhe më kryesorja UEFA Champions League duke shtuar edhe buxhetin në arkat e klubit anglez.

Fitimi i tyre nënkupton rreth 325 milionë Euro për skuadrën me bazë në Manchester, shtuar këtu edhe ndonjë triumf të mundshëm në Superkupën e Europës.

Titulli i tyre i pestë në Premier League në gjashtë sezonet e fundit i dha një bonus afërsisht prej 191 milionë euro, ndërsa fitorja në “Wembley” në finalen e FA Cup ndaj United vlejti 4.5 milionë euro të tjera. Ndërkaq, triumfi në Stamboll ndaj Interit vlejti rreth 136 milionë euro, duke përfshirë fitimet nga i gjithë kompeticioni./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit