Ka nisur në orën 10:00 të kësaj të Marte provimi i Matematikës për maturantët.
Zgjidhja e tezës do të zgjasë për 2 orë e 30 minuta.
Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë 30 mijë maturantë që u nënshtrohen provimeve, por nga të dhënat rezulton se numri i tyre është reduktuar në 27 263.
Ndërkohë kanë dalë rezultatet për provimin e Gjuhës së Huaj me detyrim, ku kalueshmëria është rreth 96% e ku 1043 maturantë janë vlerësuar me notë negative. Brenda kësaj jave pritet të dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Ky është provimi i tretë të cilit i nënshtrohen maturantët këtë vit. Me përfundimin e këtyre provimeve, maturantët do të garojnë për në universitet. /btvnews.al