E enjte, 1 Maj, 2025

“Do të ketë reshje shiu”, mësoni parashikimin e motit për këtë të shtunë

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet me mot fillimisht në orët e para të ditës me kthjellime si dhe vranësira kalimtare. Më pas mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intenistet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intenistet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Lokalisht këto reshje mund të jenë problematike. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe luginia era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 – 3 ballë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit