Kuvendi i Kosovës është përfshirë sërish nga tensionet. Edhe pse seanca u ndërpre ër disa orë pas përplasjes fizike, ku u qëllua dhe Kryeministri Albin Kurti, sërish pas rifillimit të seancës pati tensioneve mes deputetëve.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, deputetët e opozitës janë mbledhur në foltore duke mos lejuar zhvillimin e seancës plenare, pasi sipas tyre nuk mund të pranojnë Kurtin si kryeministër.
Po ashtu, opozita mban në duar pankarta në gjuhën serbe duke akuzuar Qeverinë e Kosovës pas disa audio-përgjimeve që dolën të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila duke biseduar me një kriminel serb.
Dhuna në Kuvendin e Kosovës është dënuar nga ndërkombëtarët, të cilët kanë thënë se zgjidhja është dialogu dhe jo përplasja fizike./btvnews.al