E hënë, 28 Prill, 2025

Fitoi çmimin e madh prej 200 mijë Eurosh, Stresi tregon si i shpenzoi paratë që moti nga Big Brother VIP

Pak muaj më parë Stresi triumfoi në “Big Brother VIP kosova”, duke marrë çmimin e madh prej 200 mijë euro. Reperi shqiptar rezultoi më i pëlqyeri nga publiku kosovar dhe u shpall fitues në finalen e madhe.

Por, si i ka shpenzuar reperi paratë e fituara? Këtë përgjigje reperi e ka dhënë në një seri me pyetje-përgjigje me fansat e tij në Instagram. Ai ka zbuluar ende nuk i ka shpenzuar paratë, duke shkruar se “Lekët e pastërta nuk preken kurrë.”

Gjithashtu, reperi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë dhe u ka thënë fansave se është i fokusuar te njohja me vajzën e re që mesa shihet i ka marrë të gjithë vëmendjen.

Jam duke u njohur me dikë dhe normal jam i foksuar tek dikush tjetër”, shkruan ai në Instagram pasi u pyet se pse kohët e fundit kishte ndryshuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit